‘Shkrihen’ shahu dhe kubi i Rubikut, shpiket loja e kombinuar

‘Shkrihen’ shahu dhe kubi i Rubikut, shpiket loja e kombinuar

Shpikësi i kubit Rubik, Erno Rubik dhe mjeshtri hungarez i shahut, Judit Polgar, kanë prezantuar turneun e parë të lojës së tyre “Shahu i Rubikut” gjatë së martës në Budapest. Rubik thotë se shpreson që do t’u kujtojë njerëzve sesi të përdorin duart dhe mendjen. Shahu i Rubikut është një turne me pesë raunde me studentë të ndarë në dyshe ku njëri lojtar mban rolin e shahistit, kurse tjetri zgjidh kubin e Rubikut. Gjatë lojës së shahut, tri pushime që ndodhin në kohë të rastësishme, ndërpresin ndeshjen. Gjatë tyre, dy personat që zgjidhin kubin garojnë për të kryer detyrën dhe më i shpejti i jep avantazh kohor shokut të skuadrës. “Ne po harrojmë ngadalë sesi të përdorim duart. Ne po bëjmë, nuk po shkruajmë, por...