Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
A$AP Rocky feston 37 vjetorin e lindjes! Çfarë fshihet pas emrit të tij legjendar?
Sot, 3 tetor, reperi amerikan A$AP Rocky, emri i tij i vërtetë Rakim Athelston Mayers, feston 37-vjetorin e lindjes. Fansat po rikthehen tek kuptimi i vërtetë pas emrit të skenës së yllit, i cili është në një lidhje me Rihanna. A$AP Rocky u emërua pas reperit legjendar amerikan Rakim, i njohur për hitet “When I Be On Tha Mic”, “Guess Who’s Back” dhe “It’s Been A Long Time”. Ai filloi të bëjë rep që në moshën nëntë vjeçare, duke mësuar nga vëllai i tij më i madh. Tragjikisht, kur ishte 13 vjeç, vëllai i tij u vra në Harlem, New York, ngjarje që e inspiruan ta merrte seriozisht muzikën. Në vitin 2007, ai iu bashkua grupit A$AP Mob, një kolektiv që përfshin reperë, producentë, regjisorë...