Orban: Hungaria nuk dëshiron ta ketë fatin e Ukrainës

Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se ai nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Orban u shpreh se fati i Ukrainës është të jetojë pranë Rusisë,  një fat që Hungaria nuk dëshiron ta ndajë.
“Hungarezët nuk duan që ukrainasit të jenë në Bashkimin Evropian. Edhe unë jam plotësisht dakord me këtë”, tha ai për transmetuesin shtetëror të vendit, raporton AP.

“Ne nuk duam një fat të përbashkët me ta. Fati i tyre është që të jetojnë pranë Rusisë dhe të jenë vazhdimisht në luftë me rusët. Nuk mund ta ndryshojmë këtë dhe nuk ndihmon nëse ne marrim mbi supe gjithçka nga çfarë vuajnë ata. Duam të shpëtojmë Hungarinë nga fakti që, nëse ukrainasit hyjnë në bllok, edhe ne do të jemi në luftë me rusët. E them përsëri, nëse je në të njëjtin sistem me një vend tjetër, dhe ai sulmohet, herët a vonë do të duhet të japësh ushtarë dhe ne nuk e duam këtë. Nuk duam që të rinjtë tanë të vdesin për Ukrainën”, shtoi Orban.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *