Ministri Salla: ISUV, garant i sigurisë ushqimore

Ministri Salla: ISUV, garant i sigurisë ushqimore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, zhvilloi sot një vizitë në ambientet e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), ku janë riakredituar dhe zgjeruar kapacitetet analitike të institutit sipas standardit ndërkombëtar ISO 17025:2017.Gjatë vizitës, ministri u njoh nga afër me punën e përditshme të specialistëve dhe stafit teknik që garantojnë sigurinë e zinxhirit ushqimor, “nga ferma në tryezën e çdo familjeje shqiptare”.Nga vetëm 6 analiza të akredituara në vitin 2013, sot ISUV numëron 1,945 teste të certifikuara, të vlefshme deri në vitin 2029. Mes tyre përfshihen edhe 12 analiza të reja për substanca të ndjeshme, si Tetraciklinat në mjaltë dhe Nitrofuranet në qumësht, duke e vendosur Shqipërinë në të njëjtin nivel kontrolli me vendet e BE-së për sigurinë ushqimore.“Ky transformim është...