Teherani mund të mos jetë më kryeqyteti i Iranit, ja arsyeja

Teherani mund të mos jetë më kryeqyteti i Iranit, ja arsyeja

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi nuk ka më asnjë alternative tjetër përveçse ta zhvendosë kryeqytetin nga Teherani drejt jugut të vendit, në Makran për shkak të krizës së rëndë të ujit, rritjes së pakontrolluar urbane dhe kërcënimit gjithnjë e më të madh nga fundosja e tokës. Përgjatë një vizite në provincën Hormozgan, pranë brigjeve të Gjirit Persik, Pezeshkian deklaroi se vendimi është i domosdoshëm për të shmangur një katastrofë të mëtejshme ekologjike dhe urbane. “Kjo zonë ka dalje të drejtpërdrejtë në ujëra të hapura dhe potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe tregtar. Nëse kemi një vizion të ri për këtë rajon, mund të ndërtojmë një zonë të përparuar dhe të begatë,” tha presidenti. Ai nënvizoi se propozimi për zhvendosjen e...