Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “Do të luftojmë, siç bëri Sulltan Saladini”, Erdogan i kujton Izraelit rënien e Jeruzalemit
                            Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka kujtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu rënien e Jeruzalemit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke hequr një paralele me situatën që paraqitet sot pas konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve. Erdogan përkujtoi 838-vjetorin e pushtimit të Jerusalemit me një postim ku i referohet konkretisht Sulltan Salahudinit (Salah ad-Din al-Ayyubi). “Në 838-vjetorin e Rënies së Jerusalemit, kujtoj me respekt pushtuesin e dytë të këtij qyteti të shenjtë, Salahudin Ayyubi, dhe ushtarët e tij heroikë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë me vendosmëri dhe këmbëngulje për Jerusalemin, i cili na u besua nga Profeti ynë dhe profetët që erdhën para tij”, shkruan Erdogan. Jerusalemi ra më 2 tetor 1187 në duart e Sulltanit të Egjiptit dhe Sirisë, Saladinit, pas një rrethimi...