Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Miratohen tarifat për Tunelin e Llogorasë, kush do të paguajë dhe kush përjashtohet
Kanë hyrë zyrtarisht në fuqi tarifat që do të zbatohen për përdorimin e Tunelit të Llogorasë, duke finalizuar kështu procesin për fillimin e pagesave nga përdoruesit e rrugës. Vendimi është formalizuar përmes një Udhëzimi të Përbashkët të nënshkruar nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj. Udhëzimi, i cili ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, detajon tarifat e ndara në pesë kategori të ndryshme automjetesh, me çmime që variojnë nga 100 lekë deri në 5,000 lekë. Të gjitha tarifat e përcaktuara përfshijnë edhe TVSH-në. Skema e detajuar e pagesave për Tunelin e Llogorasë Skema e pagesës është e diferencuar sipas llojit dhe madhësisë së automjetit: 100 Lekë: Për motoçikleta dhe mjete të ngjashme me...