Rudina Papajani: Më duhet fryma jote…

Poezi nga Rudina Papajani

Më duhet fryma jote,çastet kur më rrëmben,netët e mbyllura në ëndrra,e pak ekstazë në mëngjes…Më duhen të gjitha stinët e tua,kur dimrit mangallin zë e nakatos,kur vjeshta zë e ngjyhet,kur venat trashen nga gjaku i ngrohtë.Po shihet një lule,mbirë në pranverë,fluturat ngacmojnë shpirtin,dehja shend e verë.Mbrëmjeve mos më ngacmo,kur Romeo të jesh,s’do heq dorë nga ëndrra,kur dashuria nga guacka të zbres…

ObserverKult

Lexo edhe:

“TI SHQIPËRI, MË EP NDERË, MË EP EMRIN SHQIPËTAR”, POEMËN E NAIM FRASHËRIT E LEXON RUDINA PAPAJANI

Ju ftojmë ta dëgjoni të lexuar nga Rudina Papajani, një pjesë nga “Bagëti e bujqësi” të Naim Frashërit.Në vazhdim gjeni poemën e plotë:

Poema “Bagëti e Bujqësi” e Naim Frashërit

(pjesa e parë)O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni,O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emrin shqipëtar,Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.

Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,E ta trëmbin, ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë,Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua,Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua…

Poemën e plotë dhe interpretimin mund ta shihni duke klikuar KËTU

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *