Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Bujar Arizi, piktori shqiptar përzgjidhet mes 100 artistëve më të mirë të kontinentit
Në një lidhje direkte nga Greqia për emisionin “ABC e Mëngjesit”, piktori shqiptar me famë ndërkombëtare Bujar Arizi ndau me publikun shqiptar një lajm të rëndësishëm për karrierën e tij: ai është përzgjedhur për t’u botuar në librin prestigjioz të 100 artistëve më të mirë të Evropës. Arizi tregoi se propozimi për pjesëmarrje në këtë botim të veçantë erdhi pas një vlerësimi të punëve të tij të shpërndara në rrjete sociale dhe konkurse ndërkombëtare. “Më kontaktuan para dy javësh dhe më kërkuan të dërgoja një punim të fundit. Pas shqyrtimit nga komisioni, mora konfirmimin. Ishte një ndjenjë krenarie dhe lumturie e veçantë”, tha ai gjatë intervistës. Në libër do të pasqyrohet një nga nudot më të fundit të artistit, si dhe një biografi e shkurtër...