Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
BE mbështet mbrojtjen e pyjeve shekullore dhe drurëve monumentalë në Shqipëri
Bashkimi Europian (BE) përmes programit Interreg Europe, po mbështet mbrojtjen e pyjeve shekullore dhe drurëve monumentalë në Shqipëri. Agjencia Kombëtare e Pyjeve zhvilloi në Tiranë, takimin e parë me përfaqësues nga institucione shtetërore, pushteti vendor, Universiteti Bujqësor i Tiranës, shoqëria civile dhe ekspertë të pyjeve, për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me mbrojtjen e pyjeve natyrore të vjetra dhe drurëve monumentalë/veteranë (MVT) në Shqipëri. Gjatë takimit u diskutuan disa çështje kryesore si prezantimi i planit dhe objektivat e tij për rritjen e qëndrueshmërisë së peizazhit dhe roli i pyjeve të vjetër në ruajtjen e biodiversitetit, përballjen me ndryshimet klimatike dhe garantimin e shërbimeve ekosistemore. Gjithashtu u diskutua nevoja për përmirësim të kuadrit ligjor kombëtar për mbrojtjen e pasurive natyrore afatgjata si dhe...