Dy mbrëmje magjike të sopranos Nina Muho dhe “Traviata” që nuk rresht së na magjepsuri!

Dy mbrëmje magjike të sopranos Nina Muho dhe “Traviata” që nuk rresht së na magjepsuri!

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Shqipërisë hapi sezonin operistik me një nga kryeveprat e kompozitorit Xhuzepe Verdi, “La Traviata” e cila këtë herë erdhi nën regjinë dhe kostumografinë e mjeshtrit italian, Hugo De Ana dhe mjeshtërinë muzikore të dirigjentit Francesco Ommassinit. Në këtë produksion binte në sy edhe prania e solistëve që kishin udhëtuar nga jashtë për t´u bashkuar me artistët shqiptarë. “La Traviata” u ngjit në skenë për 4 netë me radhë nga data 26 shtator deri në 29 shtator 2025. Biletat për të katërta netët ishin të gjitha të shitura. Skenografia nga njëra anë dhe koncepti regjisorial i Luca Barachinit në anën tjetër e çoi publikun në Parisin e fundshekullit të 20-të. Traviata është një nga operat më të...