Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Goditja e rrjetit të prostitucionit në Shqipëri, Europol e Eurojust japin detaje: Janë shfrytëzuar mbi 50 vajza
Dy agjencitë ligjzbatuese europiane Europol dhe EUROJUST, kanë reaguar në lidhje me goditjen e grupit kriminal që trafikonte vajza nga Amerika Latine në Shqipëri dhe disa vende të tjera. Përmes një njoftimi, Europol bën me dije se rrjeti i përbërë kryesisht nga shtetas kolumbianë, rekrutonte dhe transportonte gra nga Kolumbia në Evropë. Ndërsa viktimat iu nënshtruan shfrytëzimit seksual në disa vende evropiane, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë. “Një rrjet kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas kolumbianë, rekrutonte dhe transportonte gra nga Kolumbia në Evropë. Pasi binin nën kontrollin e rrjetit, viktimat iu nënshtruan shfrytëzimit seksual në disa vende evropiane, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë. Të dyshuarit vepronin me një nivel të lartë lëvizshmërie, gjë që ndërlikonte hetimet kombëtare. Bashkëpunimi ndërkombëtar midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kolumbisë, i lehtësuar përmes Europolit,...