Pakistani: Plani i Trump për Gazën nuk përputhet me propozimin e vendeve myslimane

Pakistani: Plani i Trump për Gazën nuk përputhet me propozimin e vendeve myslimane

Plani 20-pikësh që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e shpalosi këtë javë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, nuk përputhet me një draft që një grup vendesh me shumicë myslimane ia paraqitën atij, theksoi të premten ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar. Vendet myslimane kishin propozuar tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza gjatë një takimi me Trumpin më 22 shtator, ndërsa plani i Trumpit parashikon tërheqjen e pjesshme të Izraelit për t’u përgatitur për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja. “E kam bërë të qartë se këto 20 pika që Trumpi i ka publikuar… nuk janë të njëjtat me tonat. Theksoj se në draftin tonë janë bërë...