Princ William bën një rrëfim prekës për diagnozën e kancerit të Kate Middleton

Princ William bën një rrëfim prekës për diagnozën e kancerit të Kate Middleton

Princi William ka ndarë ndjesitë e tij më të thella mbi mënyrën se si diagnoza e kancerit e Kate Middleton në vitin 2024 e ka prekur atë personalisht. Princi i Uellsit, 43 vjeç, ka folur për sfidën shëndetësore të bashkëshortes së tij gjatë një interviste me aktorin Eugene Levy, për serialin e këtij të fundit në Apple TV+, “The Reluctant Traveler” (Udhëtari Ngurrues). Një fragment nga episodi i ardhshëm, me titull “Jeta Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar”, tregon princin e ardhshëm dhe yllin e “Schitt’s Creek”, 78 vjeç, teksa bisedojnë për mënyrën se si jeta mund të ndryshojë përnjëherë. “Kemi qenë shumë me fat; nuk kemi pasur shumë sëmundje në familje për një kohë të gjatë. Gjyshërit e mi jetuan deri në moshën mbi 90...