Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Drama e divave në Javën e Modës në Paris/ Cara Delevingne humbet qetësinë në sfilatën e Stella McCartney
Modelja e njohur britanike Cara Delevingne ka përjetuar një situatë të pazakontë gjatë Javës së Modës në Paris, teksa mbërriti për të ndjekur sfilatën e markës Stella McCartney. Ndonëse është një figurë e njohur e botës së modës, Cara u përball me një moment aspak komod: nuk u njoh nga stafi në hyrje dhe iu desh të priste në radhë si të gjithë të ftuarit e tjerë. “Kjo po bëhet çmenduri…” Kur mbërriti në vendngjarje, Delevingne hasi një radhë të gjatë ku pjesëmarrësit po kontrolloheshin përmes kodeve QR. Ajo tentoi të kalonte përpara, por u ndalua nga rojet dhe punonjësja që menaxhonte hyrjen, e cila nuk e njohu menjëherë. E irrituar nga situata, Cara iu drejtua punonjëses me fjalët: “Do të hyj brenda, kjo po...