Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kandidatët për drejtues të BKH-së, nis verifikimi për pasurinë dhe pastërtinë e figurës
Komisioni i posaçëm për verifikimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës për kandidatët për drejtues të Byros Kombëtare të Hetimit (BKH) ka nisur mbledhjet për shqyrtimin e dokumentacionit të dorëzuar nga institucionet përgjegjëse. Komisioni ka marrë dokumentacion të detajuar nga të gjitha organet përkatëse me qëllim verifikimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës së 7 kandidatëve që janë në garë për pozicionet e rëndësishme. Mbledhjet e komisionit po zhvillohen me dyer të mbyllura, ndërsa vlerësimi i kandidatëve do të bazohet ekskluzivisht në dokumentet dhe informacionet e siguruara. Dokumentet kryesore për shqyrtim janë dorëzuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, si dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që mbikëqyr pastërtinë e figurës, raporton për Klan News, gaetarja...