“Policia t’i rrëzojë dronët”, reagimi i ashpër pas paralizimit të aeroportit të Mynihut

“Policia t’i rrëzojë dronët”, reagimi i ashpër pas paralizimit të aeroportit të Mynihut

Kryeministri i landit gjerman të Bavarisë ka deklaruar se policia duhet të ketë autoritetin për të rrëzuar dronët e dyshuar, pasi objekte të tilla ajrore shkaktuan mbylljen e përkohshme të Aeroportit të Mynihut, duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar. “Incidentet me dronë tregojnë presionin intensiv me të cilin po përballemi. Nga tani e tutje, politika jonë duhet të jetë: t’i rrëzojmë, jo të presim. Policia jonë duhet të jetë në gjendje t’i eliminojë menjëherë dronët”, tha Markus Söder për gazetën Bild të premten. Lideri konservator rajonal, që drejton landin jugor të Bavarisë, kërkoi gjithashtu masa më të gjera sigurie, duke propozuar atë që e quajti “Kupola e Hekurt për Gjermaninë” për të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe instalimet ushtarake. “Na nevojitet urgjentisht mbrojtje efektive për të gjithë...