Në ShBA pa viza/ Përfitimet e mundshme të Maqedonisë nga Dialogu Strategjik

Në ShBA pa viza/ Përfitimet e mundshme të Maqedonisë nga Dialogu Strategjik

Qytetarët maqedonas do të mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë të aplikojnë, të përgatisin dokumente ose të shkojnë në intervista për viza. Kjo është një nga çështjet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka hapur me administratën amerikane, dhe që do të ishte një nga përfitimet e Dialogut Strategjik, të cilin të dyja vendet e filluan në qershor të vitit 2022. Ky dialog shihet si një kornizë institucionale për një nivel më të lartë të raporteve mes dy vendeve, që ofron masa konkrete për bashkëpunim më të thellë në fusha të ndryshme. ShBA e ka pezulluar këtë dialog me Kosovën, duke e arsyetuar vendimin me veprimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Sa i...