Kujdesi alternativ në familje, gati drafti për rastet dhe si zbatohet

Kujdesi alternativ në familje, gati drafti për rastet dhe si zbatohet

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një draftligj që parashikon kujdesin alternativ në familje.Objekt i ligjit është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për kujdesin alternativ në familje për fëmijët pa kujdes prindëror ose në rrezik për të humbur këtë kujdes, si një nga format e përkujdesit alternativ ndaj fëmijëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës në Republikën e Shqipërisë.Sipas ligjit janë disa rastet kur fëmijët përftojnë nga shërbimi i kujdesit alternativ në familje siç mund të jetë mungesa e prindërve apo kur njeri është i pranishëm por në pamundësi për të ushtruar përgjegjësinë prindërore, kur fëmijët janë të braktisur apo kur prindërit janë në institucione të dënimit penal. Kategoritë janë të shumta dhe përfshihen në të paktën 10 ndarje...