Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
19 ditë në grevë, Pano Ruçi dërgohet në spital. Mjekët thirrje qeverisë: Të plotësohen kërkesat e tij
Rajoni E Premte, 3 Tetor 2025 14:52 Spitali i Përgjithshëm i Nikeas ka reaguar në lidhje me shëndetin e Pano Ruçi (Routsis), i cili kishte shkuar më herët sot për t’iu nënshtruar analizave, ndërsa vazhdon grevën e urisë për të 19-ën ditë. Njoftimi nga mjekët e Panos Ruçit Për Panos Ruçi, 48 vjeç, në grevë urie që nga 15/9/2025 (dita e 19-të). Ruçi, i cili monitorohet çdo ditë nga një ekip mjekësh mbështetës, ka një histori personale të hipertensionit, aritmisë kardiake, vaskulopatisë periferike, dislipidemisë, apnesë së gjumit dhe gastritit, u ekzaminua sot në Departamentin e Urgjencës së Spitalit të Përgjithshëm të Nikeas. Në ditët e mëparshme, ai ka përjetuar lodhje ekstreme, përgjumje, si dhe episode hipoglicemie kufitare dhe të përsëritura, dhe mpirje në gjymtyrët e...