Rama me masa të rrepta: Listë e zezë për ndërtuesit, s’do marrin leje për 5 vite

Rama me masa të rrepta: Listë e zezë për ndërtuesit, s’do marrin leje për 5 vite

Shefi i qeverisë, Edi Rama prezantoi të gjitha masat e marra për forcimin e kontrollit mbi territorin dhe mbrojtjen e hapësirave publike. I shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, kryeministri Rama vuri edhe njëherë “pikat mbi i” për ndërtuesit dhe zaptuesit e hapësirave publike. Për çdo ndërtim që tejkalon lejen në masën 2%-10%, shtesa e bërë pa leje do të konfiskohet për interes publik, për t’u përdorur për zyra, apo për strehim special. Në rastet kur leja tejkalohet mbi masën 10% konfiskohet i gjithë ndërtimi për interes publik. Të gjitha hapësirat publike do të regjistrohen në një regjistër, ndërsa një tjetër do të jetë edhe për lejet e ndërtimit. Me qëllim kontrollin e territorit do të ketë monitorime në kohë reale...