Kreyministri Edi Rama duke folur për ndërtimet pa leje dhe hapësira publike theksoi çfarëdo zënie toke, publiken apo private pa pasur një leje do dënohet me burg. Ndër të tjera kryeministri u shpreh se kur këto sulme bëhen në zonët e mbrojtura, parqe natyrore, cenojnë objekte të trashëgimisë kulturore.
“Hyjnë për konsultim ndryshmet në Kodin Penal, ku fillon nga zënia e tokës, çfarëdo zënie toke, publiken apo private pa pasur një leje për çfarëdo leje, do dënohet me burg. Edhe për parking, ku e zë tokën, parkim i paligjshëm, do shkosh në burg.
Kur këto sulme bëhen në zonët e mbrojtura, parqe natyrore, cenojnë objekte të trashëgimisë kulturore, objekte kulte, monumente të kulture apo infrastrukturën kritike atëherë burgimi është goxha më i gjatë, Kur një veprën e kësaj natyre kryhet nga perona që paguhen nga shtetit në çfarëdo pozicioni qofshin, dhe sidomos kur konstatohet symbyllja dhe bashkëpunim nga ata që duhet ti ruajnë këto territori, dënimi është më i gjatë dhe ka një sërë nenesh, që lidhen me peronat që punojnë për shtetin,” tha Rama.
Rama vijon paralajmërimet: Kur shkeljet bëhen në zona të mbrojtura apo parqet natyrore, burgimi do jetë goxha i gjatë
