“S’do të bojkotojmë garën për Tiranën!”, Berisha komenton planin e masave të Ramës: Po tenton të mbulojë skandalet

Pas planit të masave për ndërtimet të bëra publike nga Edi Rama, vjen një koment nga kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ai theksoi se kjo gjë zhurmë bëhet për të hequr vëmendjen nga skandalet.
“Tani unë e kam deklaruar këtu, që prej disa muajsh Ramaduro i ngërthyer nga kartelet e drogës, ka vetëm një temë, kulla, ndërtime, arkitektë. Kjo që bën ky, tregon korrupsionin e tmerrshëm të këtij sistemi që vendosi.Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, në mënyrë absolute e kanë bërë kundrejt pagesës, e kanë bërë kundrejt pagesave të majme të zyrtarëve të kësaj administrate.Ata vazhduan. Arben Maloku, e të tjerë siç janë, 4-5 vite më parë u kapën me pallate krejtësisht pa leje dhe Edi Rama mori vendimin që të ua legalizojë. Të ua shesë po atyre.Kështu që këto nuk janë asgjë tjetër vetëm përpjekjet e një njeriu të dështuar dhe të korruptuar, për të mbuluar me zhurmë skandalet e tij të tmerrshme ndërkombëtare.Mos harroni edhe njëherë. Në OKB ishte presidenti i Iranit, nuk shkoi do Edi Rama, nuk shkoi dot.E priste FBI te dera e aeroportit apo nuk e priste, unë nuk e di. I dhanë vizën apo nuk i dhanë vizën, këto nuk i di. I anuluan ftesën për në pritjen e presidentit Trump apo nuk ia anuluan këto nuk i di. Por di që ky nuk shkoi dot dhe të gjitha përgatitjet që kishte bërë i anuloi. Tani kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve me gjëra krejtësisht të tjera. Pra një përpjekje thjeshtë për të tërhequr, për të deklaruar se Maliqin që ndërtova do ta kthej në ligj tani.”, tha Berisha.
Mes të tjerash ai tha se PD nuk do të bojkotoi zgjedhjet. “PD nuk do të bojkotojë zgjedhjet. Ndaj ne do të rrimë dhe në këtë hapësirë të ngushtuar.