Përfundoi misioni i parë hulumtues i zhytjes në thellësi me njerëz në rajonet polare

Përfundoi misioni i parë hulumtues i zhytjes në thellësi me njerëz në rajonet polare

Pak kohë më parë u kurorëzua me sukses ekspedita e 15-të shkencore e Kinës në Oqeanin Arktik, e organizuar nga Ministria e Burimeve Natyrore e Kinës. Ekspedita, që u krye bashkërisht nga katër anije: “Xuelong-2”, “Jidi”, “Shenhai-1” dhe “Tansuo-3”, është ekspedita më masive shkencore e Kinës në Oqeanin Arktik deri tani. Gjatë ekspeditës, Kina përfundoi me sukses “udhëtimin akullthyes” të hulumtimit me anë të zhytjes në thellësi me njerëz për herë të parë në ujërat e ngrira polare në polin verior të Tokës, duke shënuar hyrjen në një etapë të re të zhytjes në thellësi dhe të eksplorimit polar nga ana e Kinës, me “operacionin në hapësirën e plotë detare”.Në korrik të këtij viti nisi zyrtarisht udhëtimi i parë i zhytjes në thellësi me njerëz...