Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Jam keq o babë, më kanë gjujt”/ Babai i Andi Malokut tregon momentet e fundit të të birit mes lotës: Më takuan dhe…
                            Genc Maloku, babai i Andi Malokut i cili humbi jetën në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit ka rrëfyer në GJKKO detaje nga ngjarja. Raportohet se në sallën e gjyqit, Maloku ka rrëfyer se momentin kur i biri e ka telefonuar pasi ishte qëlluar, duke i thënë që ishte keq, ndërsa ka shtuar se fillimisht ka menduar se gjithçka ka qenë një shaka. “Arjan Ndoja në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali: “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt”.Ka qenë ora 4:00- 5:00. Mendova fillimisht se ishte shaka. Kam shkuar në spitalin ushtarak, jo te vendi i ngjarjes. Komunikova me djalin. Ai më tregoi se kishin qenë në një...