“Në mbështetje të të rinjve shqiptarë”/ Presidenti Begaj, pret përfaqësi ‘British Council’:Kualifikim përmes programeve

“Në mbështetje të të rinjve shqiptarë”/ Presidenti Begaj, pret përfaqësi ‘British Council’:Kualifikim përmes programeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot një përfaqësi nga British Council, me të cilët bisedoi për programet në mbështetje të të rinjve shqiptarë.Presidenti Begaj u shprehu atyre mirënjohje për kontributin e dhënë ndaj të rinjve në shumë fusha përmes kualifikimit përmes programeve në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. British Council ka pasur një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve të universiteteve me tregun e punës, përmirësimin e mësimdhënies, kurikulave dhe në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë. Kreu i Shtetit i vlerësoi këto nisma, të cilat u mundësojnë të rinjve shqiptarë kualifikim cilësor dhe aftësi për të qenë konkurrues në tregun e punës. Ashtu si dhe në takime të tjera me fokus mbështetjen ndaj të rinjve, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë që atyre t’u krijohen...