Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Premiera, recitale e mbrëmje gala përgjatë tetorit në TKOBAP (Programi)
Të shumta do të jenë aktivitetet në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit e Ansamblit Popullor, këtë tetor. Ndër tinguj që frymojnë melankolinë e vjeshtës, kalendari artistik i muajit tetor sjell një mozaik emocionesh. TKOBAP do të sjellë për publikun e tij nga Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit me shfaqje si PULS, Notte Morricone, Alegorías dhe Bate Fado, tek aktivitetet për fëmijë me projektin “Eja këndo me ne”. Duhen veçuar edhe recitalet: “From Bach to Blues”, koncerti i pianistes, Frida Bollani, dhe duo violonçel-piano me Ejona Nakon e Viola Paçon. Më 9 tetor adhuruesit e muzikës klasike do të mund të shohin premierën absolute të violinistit të shquar Giuseppe Gibboni me Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së. Në 18 tetor do të shfaqet mbrëmja gala dedikuar...