Paketë ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama prezanton masat: Arkitektët subjekt i ligjit, s’ka ujë dhe drita në ndërtesë pa certifikatën e përdorimit

Paketë ligjore për mbrojtjen e territorit, Rama prezanton masat: Arkitektët subjekt i ligjit, s’ka ujë dhe drita në ndërtesë pa certifikatën e përdorimit

Në kuadër të forcimit të rendit dhe ligjshmërisë në territorin e vendit, Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një paketë të re masash gjatë një konference për mediat. Sipas tij, një pjesë e këtyre masave tashmë kanë marrë fuqi ligjore, ndërsa të tjerat do t’i nënshtrohen konsultimit publik, pasi përfshijnë ndryshime në Kodin Penal. Kryeministri theksoi se këto ndërhyrje synojnë të ngrejnë në një nivel tjetër përpjekjet për t’i dhënë fund ndërhyrjeve të paligjshme të çdo natyre në territorin e vendit. Ai e përshkroi këtë si një qasje “360 gradë”, që përfshin të gjitha drejtimet problematike dhe angazhon aktorë të ndryshëm në këtë proces. Rama: Një pjesë e masave kanë marrë fuqi ligjore. Një pjesë tjetër do të dain për konsultim publik pasi janë...