Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Diaspora dërgoi në Kosovë mbi 900 milionë euro për tetë muajt e parë të 2025
Sipas të dhënave të fundit, diaspora ka dërguar në Kosovë rreth 928.5 milionë euro gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025. Shuma e dërguar përmes remitancave vazhdon të jetë një burim jetik për ekonominë e Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar statistikat e bilancit të pagesave, remitancave, investimeve direkte etj.BQK njofton se remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në korrik 2025 shënoi 785.06 milionë euro, që paraqet rritje prej 31.27 milionë euro ose 4.15% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.Ndërsa, sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin gusht 2025 ishin rreth 143.4 milionë euro, duke arritur kështu vlerën 928.48 milionë euro (preliminare) për tetë muajt e parë të vitit 2025.“Prurjet më të mëdha edhe gjatë...