Kryeministri Edi Rama doli sot në një konferencë për mediat ku foli për masat e qeverisë për hapësirat publike. Rama tha se nga sot hyn në fuqi ligji për regjistrimin e hapësirave publike. Kryeministri u ndal të hapësirat e përbashkëta që kanë banorët apo bizneset e pallateve.
Edi Rama:
Deri më sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Sot me këtë masë të re hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike, që do të thotë kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private për një godinë, e cila pastaj ju jepet një numër të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth kësaj godine nuk është më pronë private, por pubike. Dhe nuk mund të ketë aty gardhe dhe leje të tjera për privatin, pasi koncepti i % së shfrytëzimit të pronës mund të thotë se nga kjo pronë mund të shfrytëzosh kaq dhe pjesa tjetër është publike. Në hapësirat e pallateve nuk do të lejohet që të krijohen gardhe.
Kjo bën që të jetë shumë të qartë të gjithë ata që sot janë zaptues të hapësirave publike dhe ata të gjykatës të cilët në rastin më të mirë nga injoranca dhe në rastin më të keq nga paraja, mbyllin sytë dhe japin masa sigurimi padije dhe i japin dhe të drejtë zaptueseve. Nuk mundet askush te pretendojë se ka pronën e vet se me parë i ka marrë asaj prone të gjitha të ardhurat si pasojë e një zhvillimi.
“Sot hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”/ Rama, prezanton masat e reja: Merr fund epoka e zaptimeve dhe…
