I ftuar në një emision televiziv diplomati Agim Nesho deklaroi se dosja McGonigal është në shqyrtim, kërkohen fakte të tjera.
Agim Nesho:
Dosja McGonigal sipas të dhënave është në shqyrtim. Kërkohen fakte të tjera. Nuk ka nevojë që McGonigal të bëhet i penduar se Rama është kokë e këmbë në dosjen korruptive. Nuk mund të ketë korrupsion të njëanshëm që McGonigal të ketë ushtruar një veprimtari në Shqipëri dhe shqiptarët dhe bashkëpunëtorët me të dmth të mos jenë të përfshira, Korrupsioni kërkon dy palë dhe në Amerikë dënohen të dy palët në këtë veprimtari.
Së dyi McGonigal ka gjetur një person dhe pse pikërisht personi i cili ishte i angazhuar në dosjen për të dënuar Presidentin Trump me një veprimtari të ashtuquajtur pro ruse gjen mikun e tij pikërisht Edi Ramën. Dmth, vijnë të dy në Shqipëri, bashkëpunojnë. Kanë interesa të përbashkëta për naftën. Kanë interesa të përbashkëta tek Deripaska të lidhur me Rusinë dhe kështu më gjerë. Prandaj kjo është një nga dosjet që de fakto Ramën e ka kryqëzuar nuk ka nevojë për mendimin tim, që të rihapet kjo dhe të presim që Rama të marrë një ndëshkim. Në sytë e administratës amerikane Rama është një njeri i korruptuar. Por, Rama ka një gjë tjetër. Rama është një person që mund të ndahet përendemi nga ata, sidomos SHBA, në dy raste.
Në rastin e parë është veprimtaria e vazhdueshme me Soros, shpërdorimi i fondeve të qytetarëve amerikanë, taksapaguesve amerikanë, duke përdorur, eksperimente të cilat dhe me vonë një pjesë e fondeve të ardhura nga Soros dhe USAID janë kthyer mbrapa në SHBA për të dëmtuar qeverinë amerikane dhe veprimtarinë e një shteti demokratik, superfuqisë kryesore në botë, kjo është e para.
Dhe e dyta, lidhja e Ramës me krimin e organizuar. Dhe kartelet. Ne nuk duhet të presim vetëm tek McGonigal, por ky është aq i korruptuar sa këtë, çdo ditë që mund ti hapësh kapakun e një veprimtarie, ky është kokë e këmbë brenda si njeriu më i korruptuar. Kush e mban. E mbajnë pikërisht ata lider të cilët ky, jo vetëm ka blerë influencë, por përfitojnë nga ky. Ju e keni parë se si Presidenti Macron ka ardhur në Shqipëri, e ka uruar pas zgjedhjeve farsë të 11 majit, se pikërisht ky i ka mundësuar një fjalim përpara samitit të madh të Davosit të jugut, të vendeve arabe që u bë në Shqipëri. Ju e mbani mend. Gjera të cilat janë tepër përfituese për Presidentët që mbarojnë mandatet e tyre. Edhe Rama e njef shumë mirë këtë gjë. Kështu mbana Tony Blair, kështu mban ish kryeministrin Italian, të cilët nga dita në ditë po futen në veprimtari ekonomike dhe sigurisht ashtu siç veprojnë organizata të tjera edhe ata mundësojnë pasurimin e tyre në pozicione private. Prandaj për amerikanët është shumë e qartë. Puna është se kur do të kthejnë vëmendjen. Dhe rasti i djeshëm, që nuk ishte thjesht një shaka që Rama kërkonte që të mbulonte këtë, por reflektimi në shtypin amerikan që tallet.
“McGonigal nuk është e vetmja aferë e tij…”/ Dosja në shqyrtim, reagon ashpër diplomati: Rama kokë e këmbë i përfshirë
