Adriana Kalaja lexon kandidatët për Bashkinë e Tiranës, në filxhanin e kafesë

Kandidatja e PD-së si deputete për 11 majin, Adriana Kalaja foli për votimet lokale më 9 nëntor ku opozita duhet të gjejë një kandidat përballë socialistes Ogerta Manastirliu. Kalaja kritikoi mënyrën se si PD dhe opozita po zhvillojnë procesin për zgjedhjen e kandidatit.
Sa i përket 3 emrave të dalë së fundmi në media, si një kandidaturë e mundshme: Florian Haçka, Edlira Cepani dhe Ermal Hasimja, Kalaja shpërtheu duke thënë se të tre kanë lidhje shumë të forta me Sorosin. Kalaja shton se ky bashkim i opozitës nuk mund të shkelë interesat e demokratëve.
“Ato partiçkat e vogla që më shumë e ngarkuan në aspekt të mos-marrjes së votave. Nuk ka demokrat që beson në votat e pastra. Po është më e pastër të deklarojnë se thëniet tona janë politike të pabazuara.  Jam futur në politikë me moralin tim. Kam shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë si kandidate. Tabaku nuk i ka votat e veta. Nëse do kishte votat e veta duhej e para të ishte në garë. Kanë përfituar mjaft nga PD-ja.
I duhet Edi Ramës një opozitë që duhet ta kontrollojë. Bashkimi o duhet bërë mbi disa parime, disa norma që nuk cenojnë interesin e demokratëve. E gjithë struktura e PD-së ka goditur kauzën e Sorosit.  Tea ça shkojmë dhe pranojmë. Tabaku është njeri i Sorosit. Nuk i ka patur votat e veta. Të tre kandidaturat kanë lidhje shumë të forta me Sorosin”, tha ajo.
Kalaja thekson se i ka thënë Berishës për të propozuar emrin e saj si kandidatë.
Ndërkohë nga ana tjetër, kritikoi mënyrën si opozita po bën negociatat për emrin e përbashkët në kafene. Ajo shton se PD dhe Berisha duhej të kishin mbledhur Këshillin Kombëtar.
“I kam thënë Berishës nëse duhet emri im jam e gatshme. Berisha ka thënë do e diskutojmë me strukturat. Si bëhen negociatat? Duke pire kafe te Rogneri.
Gjithë vera që kaluam u morëm me farsën zgjedhore, por nga 15 maji që u duk ku ishte PD-ja deri sot nuk ka mbledhur ende Këshillin Kombëtar. Si u vendos? Është njësoj si të heqësh dorë nga zgjedhjet, u kthyem te 2019″, tha Kalaja.