Nga 1 tetori, faturat e energjisë do të paguhen edhe me kartë pranë pikave të shërbimit të OSHEE

Nga 1 tetori, faturat e energjisë do të paguhen edhe me kartë pranë pikave të shërbimit të OSHEE

Duke filluar nga 1 tetori, qytetarët mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe me kartë bankare në pikat e shërbimit të OSHEE Group. Projekti pilot është implementuar fillimisht në Tiranë, ku sportelet janë pajisur me aparate POS që pranojnë kartat e çdo banke, pa asnjë kosto shtesë për abonentët.  Ky shërbim vjen si pjesë e procesit të digjitalizimit dhe synon ta bëjë pagesën më të shpejtë, më të sigurt dhe më të lehtë për qytetarët. Përmes pagesave me kartë qytetarët përfitojnë shërbim të shpejtë dhe komod pasi transaksionet kryhen menjëherë.  Pagesat e faturave të energjisë elektrike përmes kartës ofrojnë siguri më të lartë duke shmangyur mbajtjen e shumave të mëdha në dorë. Përvec pagesave me kartë, klientët e OSHEE mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike edhe fizikisht në sportelet tona, përmes platformës e-albania,...