Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Asohere, dashuria shprehej thjesht dhe natyrshëm…
Foto ilustrim Pjesë nga ligjërimi i Don Kishotit Fragment nga Kapitulli XI (Vëllimi I) Asohere, dashuria shprehej thjesht dhe natyrshëm, ashtu siç e konceptonte shpirti, pa zbukurime artificiale e të tepërta fjalësh. Mashtrimi, dinakëria dhe ligësia nuk ishin përzier me të vërtetën dhe çiltërsinë. Drejtësia qëndronte e shkëmbtë në themelet e saj dhe nuk guxonin ta trazonin e ta poshtëronin të favorizuarit e të kamurit, të cilët aq shumë e nëpërkëmbin, e trazojnë dhe e përndjekin sot. Ligji arbitrar ende nuk ishte futur në mendjen e gjyqtarit, sepse atëherë nuk kishte çfarë të gjykohej dhe as kush të gjykohej. Siç thashë, vashat dhe ndershmëria endeshin ngado të vetme dhe të pashoqëruara, pa pasur frikë mos u binte në qafë ndonjë epshor i pafytyrë, sepse shthurja...