Nga Julia Vrapi
Instrumentistë nga Orkestra Filarmonike e Vjenës do të vijnë në Tiranë me një koncert për të festuar 200-vjetorin e Johan Strauss. Koncerti që do të zhvillohet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit është pjesë e programit artistik këtë muaj. Kalendari artistik i Teatrit Kombëtar të Teatrit të Operës dhe Baletit këtë muaj përmban premiera, recitale dhe mbrëmje gala për publikun. Sipas teatrit, ky kalendat artistik është një udhëtim frymëzues. “Ndër tinguj që frymojnë melankolinë e vjeshtës, kalendari artistik i muajit tetor në TKOBAP është një udhëtim frymëzues që sjell një mozaik emocionesh në zemër të Tiranës”, shprehet teatri.
Mbrëmjen e datës 28 tetor një grup instrumentistësh nga Orkestra Filarmonike e Vjenës do të zhvillojë koncertin në Tiranë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit për të festuar 200-vjetorin e kompozitorit austriak, Johan Shtraus (Johann Strauss). Koncerti që pritet të jetë në vijim këtë muaj është dhe një nga momentet e veçanta në kalendarin artistik të TKOB. Koncerti zhvillohet si një bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB), Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Javëve Kulturore Ndërkombëtare dhe Ambasadës Austriake. Orkestra e Vjenës është konsideruar si ndër më të mirat në botë, ku në skenën tonë një ansambël i kësaj orkestre vjen me një koncert dhe një program të zgjedhur muzikor.
Programi artistik
Më 7 tetor kalendari artistik këtë muaj në Opera vijon me një koncert recital. “From Bach to Blues” ku sjell me violinë Caroline Adomeit dhe në piano Fatma Spahiu. Në 9 tetor do të jetë një koncert instrumental-simfonik premierë. Kjo mbrëmje muzikore sjell Orkestrën Simfonike të TKOB dhe instrumentistë nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura- QSFA, dirigjent Sergio Alapont dhe violinist Giuseppe Gibboni. Në 10 tetor do të jetë “Classical Night Music”, koncert koral- trupa e korit të TKOB-së, dirigjent Dritan Lumshi dhe koncert maestër Ingrid Pulizo.
Në 11 dhe 12 tetor është në skenë shfaqja “Puls” bashkëprodhim i TKOB-së dhe IDFT me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit Kulturës dhe Sportit. Por 12 tetori sjell dhe një koncert në hollin koncertor në mbrëmje, Frida Bollani në piano koncert premierë. Më 13 tetor Orkestra Simfonike e TKOB do të jetë në Bolonjë në Respighi Festival. Në 15 tetor është programi artistik sjell “Notte Morricone” një bashkëprodhim i TKOB-së dhe IDFT me mbështetjen e MTKS, koreografia Marcos Morau dhe muzika Ennio Morricone.
Në vijim më 18 tetor do të jetë dhe mbrëmja gala në 70-vjetorin e regjisorit Nikolin Gurakuqi, në datat 22 dhe 25 tetor do të jenë në skenë shfaqje të tjera që vijnë dhe bashkëprodhim të TKOB me IDFT, ndërsa në datë 27 tetor do të jetë koncerti recital-muzikë dhome “Duo Cello-Piano” në violonçel Ejona Nako dhe piano Viola Paço. Pas koncertit “200 vjet Strauss” më 28 tetor, kalendarin artistik e mbyll një tjetër koncert instrumentalo- simfonik më 29 tetor, që sjell dhe solistë artistë njohur.
“200 vjet Strauss”, instrumentistët e Orkestrës Filarmonike të Vjenës koncert në Tiranë
