Filmi “Koncert në vitin 1936” i vitit 1978  në aktivitetin “Netët e filmit shqiptar”

Filmi “Koncert në vitin 1936” prodhim kinematografik i vitit 1978 do të shfaqet në aktivitetin “Netët e filmit shqiptar”. Filmi me regji nga Saimir Kumbaro është në vijim të filmave që po shfaqen te Kino Armata në Prishtinë. Projekti “Netët e filmit shqiptar” është rezultat i një bashkëpunimi mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në Tiranë dhe Kino Armata në Prishtinë, dhe ka si qëllim të promovojë vlerat tona të përbashkëta kulturore e historike përmes gjuhës universale të artit. Filmi “Koncert në vitin 1936” i regjisorit Saimir Kumbaro do të shfaqet në 8 tetor në mbrëmje në versionin e tij të restauruar, i shoqëruar me titra në gjuhën angleze.
Filmi “Koncert në vitin 1936” u restaurua më parë në mënyrë digjitale nga Quality Matters, me bazë në Mumbai, Indi nga një ekip restauruesish udhëhequr nga Koushik Prassanta Bhattacharya. Skanimi i elementit origjinal negativ i figurës u krye në Kinematekën e Malit të Zi. Më regji nga Saimir Kumbaro, skenari është shkruar nga Kiço Blushi. Operator Saim Kokona, kompozitor Limos Dizdari, piktor Astrit Tota, montazhi Nazmie Gazheli. Zëri Xhevat Behri, kostumet Faik Këllezi, grimi Luçije Gjonçaj, Ana Arapi, drejtor filmi Fuat Çano. Filmi është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1978.
Filmi tregon historinë e dy interpretuesve, një pianiste dhe një këngëtare lirike të shkolluara në vendet e Evropës Perëndimore, të cilat vizitojnë qytetet e vogla provinciale të Shqipërisë së vitit 1936 duke marrë me vete pianon, për të sjellë artin e tyre te njerëzit e varfër dhe për të ndikuar në emancipimin e grave. Kur mbërrijnë në qytetin e vogël të Lushnjes për të dhënë koncert, ato ndeshen me paragjykime dhe me pengesa nga autoritetet vendore që paraqiten si perëndimorë, por që në thelb janë në kontrast me ta