Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Në pikëpyetje reputacioni i Kushtetueses’, Minxhozi: Dekreti i Begajt, ngecje e rëndë proceduriale
Analisti Skënder Minxhozi thotë se për ankimin e Erion Veliajt, lidhur me shkarkimin nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, është krijuar një përplasje institucionale e panevojshme. Në një emision televiziv, Minxhozi u shpreh se vendimi i presidentit Bajram Begaj për dekretimin e zgjedhjeve më 9 nëntor, teksa Gjykata Kushtetuese ka caktuar relatore për ankimimin e Veliajt, vendos në pikëpyetje vetë imazhin dhe reputacionin e gjykatës. “Nuk gjykohet Erion Veliaj, por gjykohet mbi fatin e tij personal, sovraniteti, pavarësia, imazhi dhe nderi i Gjykatës më të lartë që kemi në vend. Gjykata Kushtetuese nuk ka shpallur moskompetencë për padinë e Veliajt. Ka caktuar relatoren. Është vënë mekanizmi në lëvizje. Unë mendoj se këtu kemi një ngecje të rëndë procedurale dhe përplasje të panevojshme, ku presidenti futet...