Shqiptarët shtojnë shpenzimet, shtatori 2025 shënon rekord historik

Shqiptarët shtojnë shpenzimet, shtatori 2025 shënon rekord historik

Shtatori ka rezultuar një muaj shumë i mirë sa i takon konsumit të popullatës dhe tatimit të paguar.  Pavarësisht se është muaji i fundit që mbyll sezonin turistik veror në vend, duket se kjo nuk është ndjerë, pasi të ardhurat në arkën e tatimeve janë më të larta se ato të mbledhura në muajin Korrik dhe Gusht. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat totale e realizuar për muajin Shtator 2025 , kanë kapur shifrën 39.2 miliardë lekëve apo 392 milionë euro. Ndërsa në muajin Gusht, të ardhurat tatimore u regjistruan në 385 milionë euro, duke regjistruar kështu një kapërcim me 7 milionë euro. Po ashtu, është në rritje edhe në raport me muajin Korrik, ku të ardhurat ishin 390...