“Zgjedhjet janë arma jonë kundër regjimit”, gazetari paralajmëron sfidë të fortë: Edhe pse Veliaj dorëzohet, beteja…

“Zgjedhjet janë arma jonë kundër regjimit”, gazetari paralajmëron sfidë të fortë: Edhe pse Veliaj dorëzohet, beteja…

Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, foli mbi situatën politike aktuale dhe betejën e Partisë Demokratike për zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se ky është objektivi kryesor i opozitës. Koka theksoi se Partia Demokratike, edhe pse e pozicionuar në opozitë dhe e kufizuar nga institucione të tjera, ka për detyrë të luftojë për zgjedhje të reja, për të rikthyer sistemin demokratik dhe për të dalë përballë një regjimi që, sipas tij, nuk është transparent dhe ndonjëherë vepron jashtë kuadrit kushtetues. Ai shtoi se pavarësisht pengesave, PD ka një detyrim të qartë: të ushtrojë presion për zgjedhje të parakohshme, të cilat, edhe nëse të shoqëruara me sfida dhe manipuluar ndonjëherë, mbeten mekanizmi i vetëm demokratik për të adresuar krizën politike në vend. Pjesë...