Skandali i korrupsionit në Bullgari që u zbulua nga koncerti i Robbie Williamsit

Skandali i korrupsionit në Bullgari që u zbulua nga koncerti i Robbie Williamsit

Skandali i korrupsionit në Bullgari doli në pah pas ndalimit të kamionëve që transportonin pajisjet për koncertin e Robbie Williamsit.  Inspektorët kërkuan ryshfet nga shoferët, ndërsa disa prej tyre pranuan të paguajnë.  Pas reagimeve publike dhe hetimeve, disa zyrtarë u arrestuan dhe u shkarkuan, ndërsa autoritetet premtuan masa kundër korrupsionit.  “Robbie Williams është më efikas në luftim të korrupsionit sesa institucionet bullgare”.  Kjo është vetëm njëra nga shakatë që ka qarkulluar në rrjetet sociale pas skandalit të korrupsionit që është lidhur me koncertin e yllit botëror në Sofje të Bullgarisë, më 28 shtator.  Kështu, emri i Williamsit, në vend që të bëhej lajm për koncertin, përfundoi në një sektor krejt tjetër. Dhe atë, pa fajin e tij.  Çfarë ndodhi?  Autoritetet bënë të ditur se pesë prej 22 kamionëve që transportonin...