Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sherri në gjimnazin e Kamzës/ Nxënësit tregojnë detaje: Këta rrinë me thika, zihen çdo ditë për kot
Tronditje pas tronditje në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz. Ditën e djeshme një nxënëse e vetëvrarë me pretendimin e bullizimit në shkollë sipas bashkëmoshatarëve la mësimin dhe u hodh nga kati i 9 i një pallati. Dhe këtë të enjte gjatë pushimit të gjatë, një grup të rinjsh u konfliktuan me thika. Në bulevardin “Nënë Tereza”, dy hapa larg shkollës gjatë orarit të një dite mësimi, nxënësit u përfshinë në një konflikt me mjete prerëse, ku si pasojë u lënduan tre djem, dy prej tyre të plagosur në brinjë dhe kraharor. Por policia mohon që dy ngjarjet të kenë lidhje me njëra tjetrën. Numri i nxënësve aktivë në zënkë vështirë të identifikohen, pasi një pjesë e madhe kanë vëzhguar, pa ndërhyrë për parandilimin e goditjes....