Barcelona mikpritëse e Mondiacult 2025: kultura si urë për dialogun ndërkombëtar

Barcelona mikpritëse e Mondiacult 2025: kultura si urë për dialogun ndërkombëtar

Nga 29 shtator deri më 1 tetor 2025, Barcelona u shndërrua në kryeqendër të kulturës botërore, duke pritur konferencën Mondiacult 2025, të organizuar nga UNESCO në bashkëpunim me qeverinë spanjolle.Në fokus të edicionit ishte ideja se kultura mund të shërbejë si urë për dialog mes vendeve dhe si faktor për ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme.Në ceremoninë e hapjes, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, e përshkroi konferencën si një moment ku kultura duhet të mbrohet si “pasuri publike globale”.Ministri spanjoll i Kulturës, Ernest Urtasun, dhe Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s për Kulturën, Ernesto Ottone, prezantuan axhendën që përfshinte publikimin e raportit të parë botëror mbi gjendjen e kulturës, si dhe thirrjen që kultura të përfshihet si objektiv i veçantë zhvillimi në kuadrin e OKB-së pas...