Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BE investon 60 mln € në hekurudhën shqiptare, ja cili segment pritet të rinovohet
Komisioni i Ligjeve miratoi marrëveshjen për një grant në vlerën rreth 60.5 milionë euro nga Banka Evropiane e Investimeve për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë. Detajet e këtij projekti u dhanë në komision nga zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj. “Faza e parë në Shqipëri është një projekt shumë i rëndësishëm. Vjen në kuadër pikërisht të rehabilitimit të linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë. Marrëveshja parashikon një mbështetje të ardhur nga Komisioni Evropian me një grant i cili shkon më shumë se 50% të investimit në rastin konkret. Pra bëhet fjalë për një investim në total prej 120 milion euro. Por 60 453 160 euro vjen në formën e grantit e cila ndërkohë përcakton një mbështetje për korridorin tetë që do të lidhë pikërisht Italinë me bregun lindor...