Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Katër mënyrat se si mund të përfundojë mbyllja e qeverisë së SHBA-ve
Të martën në mbrëmje, Senati amerikan nuk arriti të miratonte një projektligj për shpenzimet që do të kishte mbajtur të financuar qeverinë federale, dhe për herë të parë pas gati shtatë vitesh, operacionet federale janë shkurtuar në mënyrë drastike. Në një moment të caktuar, kjo mbyllje si të gjitha të mëparshmet, do të marrë fund. Por se kur, kjo ende nuk dihet. Mbyllja e qeverisë mund të zgjasë disa ditë, mund të zgjasë javë, por përfundimisht, teksa rritet presioni publik, njëra palë apo tjetra do të tërhiqet. Ka katër skenarë se si mund të zhvillohet kjo situatë: Demokratët të thyhen shpejt Senatorët demokratë rrëzuan një projektligj shpenzimesh të propozuar nga republikanët që do të mbante qeverinë të hapur deri në nëntor, por ky votim mund...