Fotoja e Diellës me 6 gishta bëri xhiron e rrjetit, ish-deputeti përgjigjet me humor: Me sa duket ajo di se si të…

Fotoja e Diellës me 6 gishta bëri xhiron e rrjetit, ish-deputeti përgjigjet me humor: Me sa duket ajo di se si të…

Ish-deputeti socialist Petro Koçi iu përgjigj me humor pyetjes për foton e diellës me 6 gishta që po bën xhiron e rrjetit pas publikimit të lajmit. Ai komentoi sjelljen jo pozitive të opozitës edhe për zgjidhjet virtuale që jep mazhoranca, si rasti i ministres virtuale, teksa për rastin e fotos me 6 gishta tha: “Ka lidhje edhe me kredibilitetin publik, profilin. Sepse opozita nuk pëlqen as këto zgjidhjet virtuale. Gjithmonë Diella hap debat. Me sa duket ajo di si të hapë debat”, tha ai. Fotoja në fjalë që u publikua nga Kryeministria, u bë pjesë e fotomontazheve, mes ironive dhe batutave.