Një grevë e përgjithshme mbarëkombëtare në Greqi këtë të mërkurë, lë tragetet të ankoruar në porte dhe ndërpret transportin publik në kryeqytet, pasi punëtorët e sektorit publik dhe privat protestojnë ndaj ndryshimeve në ligjet e punës së vendit.Në Athinë, taksitë dhe trenat nuk qarkullojnë gjatë 24 orëve të grevës, ndërsa autobusët dhe shërbimet e metrosë e tramvajit operojnë me një orar të reduktuar.Grevë po pengon shërbimet në mbarë vendin, përfshirë shkollat, gjykatat, spitalet publike dhe bashkitë. Dy marshime proteste zhvillohen sot në qendër të Athinës, ndërsa demonstrata mbahen edhe në qytete të tjera.Sindikatat që përfaqësojnë nëpunësit civilë dhe punëtorët e sektorit privat e shpallin grevën për të kundërshtuar ndryshimet në ligjin e punës, të cilat sjellin më shumë fleksibilitet, përfshirë lejimin e orëve shtesë që mund të zgjasin turnet deri në 13 orë në ditë. Sipas rregullave të reja, orët e punës së bashku me orët shtesë kufizohen në 48 orë në javë, me një maksimum prej 150 orësh shtesë në vit.Sindikatat argumentojnë se rregullat e reja i lënë punëtorët të pambrojtur ndaj abuzimeve të punëdhënësve.“Ne themi jo për turnin 13-orësh. Lodhja nuk është zhvillim, durimi njerëzor ka kufij,” deklaron Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë, sindikata më e madhe e sektorit privat. Ajo kërkon një javë pune prej 37½ orësh dhe rikthimin e marrëveshjeve kolektive.Çfarë nënkupton një ditë pune 13-orësheIndustria me periudha të forta piku, si turizmi, shërbimet ushqimore dhe sektori i shërbimeve, janë ato që do të mund të përdorin ditën e punës 13-orëshe, ashtu siç ndodh tashmë me ditën 12-orëshe. Kjo vlen veçanërisht në rastet kur, gjatë këtyre periudhave, ka mungesë të theksuar të punëtorëve dhe një numër shumë të lartë vendesh pune të lira.Kjo dispozitë, e përfshirë në projektligjin që pritet të paraqitet në Parlament së shpejti për t’u votuar në tetor, është ajo që ka ndezur reagimet e sindikatave dhe të gjithë opozitës.Ministria e Punës e mbron dispozitën dhe sqaron se nuk po shfuqizohet dita 8-orëshe e punës, as po institucionalizohet dita 13-orëshe si parim i përgjithshëm. Sipas saj, punonjësi ka të drejtë të punojë për të njëjtin punëdhënës aq orë sa mund të punojë tashmë për dy punëdhënës, madje me pagë më të lartë, pasi orët shtesë te i njëjti punëdhënës do të paguhen si orë jashtë orarit ligjor 8-orësh, pra si orë shtesë.Ministria thekson më tej se mbeten në fuqi kufiri prej 48 orësh në javë, limiti prej 150 orësh shtesë në vit dhe rritja 40% e pagës për orët jashtë orarit. Ajo deklaron se ndryshimet lidhen vetëm me rastet e nevojave emergjente, duke respektuar pushimin 11-orësh ndërmjet turneve. Së fundi, nënvizohet se punonjësi ruan të drejtën për të refuzuar, pa rrezikuar pushimin nga puna.Ekspertët e punës shtojnë nga ana e tyre se dita 13-orëshe nuk zbatohet për të gjitha bizneset. Për shembull, nuk mund të aplikohet në sektorë si supermarketet ose industritë me pushime të ndërmjetme, pasi nuk do të respektohej pushimi i detyrueshëm 11-orësh. Përkundrazi, ajo synon kryesisht sektorët me periudha piku intensive.Në fakt, sipas një studimi të Manpower Group, në Greqi vetëm 42% e punëdhënësve shprehin besim në efektivitetin e procesit të rekrutimit, krahasuar me 67% në nivel global. Për rrjedhojë, bizneset vendase vijojnë të mbështeten te stafi i përhershëm për funksionet kritike dhe të përdorin punëtorë të përkohshëm për fleksibilitet dhe për mbulimin e nevojave sezonale./ AP Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Greva në Greqi ndërpret shërbimet në mbarë vendin; Çfarë nënkupton një ditë pune 13-orëshe
