Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Taksa e mjeteve nëpërmjet e-Albania, zero komision për pagesat, sportelet nuk do të mbyllen
Pagesa e taksave të mjeteve e cila nga 30 shtatori kryhet nëpërmjet aplikacionit e-Albania dhe pa kosto shtesë, është opsionale, çka do të thotë se sportelet do të vazhdojnë të japin shërbime për përdoruesit e mjeteve të cilët nuk kanë akses online. “Opsioni i pagesës vijon të jetë edhe në sportelet tona. Qytetari ka mundësi të zgjedhë ose përmes platformës e-Albania, ose në sportelet fizike që ndodhen në çdo drejtori rajonale”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Endri Haxhiu. Sipas tij, kjo risi vjen për të lehtësuat qytetarët dhe për të ulur kostot. “Eliminimi i kostove financiare shkon në rreth 57 milionë lekë të rinj. Qytetarët kursejnë rreth 11 mijë ditë nga ecejaket. Përkthehet edhe në eliminimin e 4,7 milionë kilometrave rrugë, si dhe në eliminimin e...