Autorët e sotëm të teksteve të këngëve, bejtexhinj e tregtarë

Autorët e sotëm të teksteve të këngëve, bejtexhinj e tregtarë

Nga Roland Qafoku Më rri ende në mendje një varg lapidar me autor të madhin Ismail Kadare krijuar në vitin 1989. Shtoi kësaj edhe akordet dhe muzikën e të madhit Gjergj Leka dhe për mua ajo mbetet një nga harmonitë më të spikatura të këngës së lehtë shqiptare. Strofa e parë nis me fjalët “jo nuk kish si ndodhte ndryshe, ndodhte ndryshe s’kish se si”. Për të vazhduar më tej me vargun “u desh të zhdukeshin përbindëshat që në këtë botë të vije ti”. Performanca shoqërohej me një piano, një kitarë akustike, bateria, akomponjamenti dhe basi. Kënga në fjalë asnjëherë nuk u ngjit në ndonjë skenë festivali. Nuk mori asnjë çmim të parë a të dytë. Ishte kompozuar enkas për një spektakël mëse të zakonshëm,...