Pacientët me kancer pa ilaçe, kompanitë farmaceutike tolerohen/ KLSH: 49 milionë lekë penalitete nuk u vendosën

Pacientët me kancer pa ilaçe, kompanitë farmaceutike tolerohen/ KLSH: 49 milionë lekë penalitete nuk u vendosën

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një skandal të rëndë në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, lidhur me furnizimin e barnave antitumorale. Sipas raportit përfundimtar të auditimit, institucioni përgjegjës për financimin dhe kontrollin e barnave nuk ka zbatuar penalitetet e parashikuara në kontratat me importuesit farmaceutikë, duke toleruar shkelje të përsëritura situatë që ka lënë pacientët onkologjikë pa trajtim. Auditimi i KLSH ka evidentuar se gjatë periudhës 2021–2024 janë regjistruar 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike për trajtimin e kancerit. Megjithatë, Drejtoria e Kontrollit pranë Fondit te Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka marrë masa vetëm në 2 raste, ndërsa 47 rastet e tjera nuk janë ndëshkuar. Sipas kontratave trepalëshe midis Fondit të sigurimeve, QSUT dhe importuesve, çdo...