VIDEO/ Përplasen dy avionë me 93 persona në bord në aeroportin e New York

Një incident ajror ndodhi të mërkurën në mbrëmje në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut, ku dy avionë të linjës Delta Air Lines u përplasën gjatë lëvizjes në pistë.
Sipas pamjeve të siguruara nga CBS News, një video nga brenda fluturimit 5047 tregon dëmtime në krahun e njërit prej avionëve. Në një regjistrim audio nga kabina e pilotit, dëgjohet një zë që njofton pasagjerët: “Duket se një avion tjetër është përplasur me ne.”
Sipas deklaratës zyrtare të kompanisë, bëhet fjalë për një “përplasje me shpejtësi të ulët” mes fluturimit Endeavor Air 5047, që sapo kishte mbërritur nga Charlotte, Karolina e Veriut, dhe fluturimit Endeavor 5155, i cili ishte gati të nisej për në Roanoke, Virginia. Të dy avionët operoheshin nga Endeavor Air, një kompani partnere e Delta Air Lines.

🚨 BREAKING: Two Delta Airlines jets have collided on the tarmac at LaGuardia Airport, New York.

Reports indicate that one of the aircraft lost most of its wing in the accident. Details regarding the number of passengers or crew members injured are not yet available, and… pic.twitter.com/BXhIqH1DPo
— Nation Today (@NationToday360) October 2, 2025

Autoriteti i Porteve të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit bëri të ditur se incidenti ndodhi pak para orës 22:00 (sipas orës lokale). Nga të dhënat paraprake, krahu i avionit të fluturimit 5155 ka prekur trupin e avionit tjetër gjatë manovrës në pistë.
Si pasojë e përplasjes, një anëtare e ekuipazhit u lëndua lehtë dhe mori ndihmën e parë në vendngjarje, për t’u dërguar më pas në spital për kontrolle të mëtejshme.
Në bordin e fluturimit 5155 ndodheshin 32 persona (28 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit), ndërsa fluturimi 5047 kishte 61 persona në bord (57 pasagjerë dhe 4 anëtarë ekuipazhi). Të gjithë udhëtarët u evakuuan me siguri dhe u transportuan me autobusë drejt terminalit.
Delta bëri të ditur se pasagjerëve iu ofrua akomodim në hotele, dhe të gjithë u ri-programuan në fluturime të reja për ditën e enjte.
/vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *